Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Me një veshje krejtësisht të tejdukshme, vajza e Madonna-s tërheq vëmendjen në eventin e Victoria Secret!

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon ishte e ftuar në prezantimin e Victoria’s Secret World Tour 2023 në Nju Jork dhe ajo mahniti të ftuarit me veshjen e saj të jashtëzakonshme. Ngjarja u zhvillua në Manhatan dhe prezantimi në tapetin e kuq ishte shumë magjik për shumë yje, ku morën pjesë disa personazhe të njohur, mes të cilëve Gigi Hadid, Priyanka Chopra, Emily Ratajkowski, Naomi Campbell dhe Doja Cat.

Lourdes i la pak vend imagjinatës me zgjedhjen e saj të një veshje transparente, të cilat janë trendi mbizotërues i momentit.

Lourdes veshi fustanin e tejdukshëm pa sytjena, me vetëm një palë të brendshme të zeza me një rrip të hollë anash. Eventi i modës nga Victoria’s Secret ishte një nga ngjarjet më të mëdha të modës dhe përfshinte një numër shumë të madh pjesëmarrësish të mbushur me yje.

Megjithatë, shfaqja u përball me kritika për stereotipizimin e trupit të grave dhe promovimin e një mesazhi që mund të prekte njerëzit.