Celebrities Music

Me rastin e 30-vjetorit “Interscope Records” bën bashkë artistët më të njohur në botë! Cila është surpriza e madhe që na pret?!

“Interscope Records” po feston 30-vjetorin e saj duke nxjerrë një seri vinyl me botim të kufizuar që paraqet vepra të reja artistike në albume klasike për shitje ekskluzivisht përmes platformës së blerjeve të drejtpërdrejta “NTWRK” (tentwrk.com). 2Pac, Billie Eilish, Dr. Dre, Eminem, Gwen Stefani, Juice WRLD, Kendrick Lamar, Lady Gaga, Mary J. Blige, MGK, Nine Inch Nails, No Doubt, Olivia Rodrigo, Selena Gomez, Snoop Dogg dhe U2 janë ndër muzikantë të përfshirë në serinë prej 57 albumesh që do të dalin në shitje nga 27-31 janar.

Ai përmban nga çdo album veprën artistike të riimagjinuar, secili i lëshuar me një kopertinë të shtypur me cilësi shumë të mirë të numëruar dhe të dorëzuar nëpërmjet një kutie të personalizuar “Gucci” për një çmim prej 2500 dollarësh si pjesë e një bashkëpunimi mes “Interscope-Gucci”.

“Interscope” dhe “NTWRK” do të dhurojnë 100% të fitimeve neto nga projekti për “Fondacionin Iovine and Young”, organizatë e themeluar nga bashkëthemeluesi i “Interscope Jimmy Iovine and Andre Young”, artisti muzikor i njohur profesionalisht si Dr. Dre. Fondacioni aktualisht po ndërton një shkollë në Los Anxhelosin e Jugut.

Kopertina e re është frymëzuar nga albumet dhe këngët dhe vjen nga një grup i ndryshëm artistësh vizualë, duke përfshirë Cecily Brown, Shepard Fairey, Damien Hirst, Rashid Johnson, Kaws, Takashi Murakami, Richard Prince, Ed Ruscha dhe Kehinde Wiley.

Pjesët fizike do të ekspozohen në një ekspozitë të re në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angeles-it (LACMA) duke filluar nga 30 janari. Zëvendës Kryetar i “Interscope Geffen A&M”, Steve Berman është shprehur se;

Ndërsa kjo ekspozitë novatore e artit do të shfaqet në LACMA vetëm për një kohë të kufizuar, ne menduam të hapnim një seri vinyl me botim të kufizuar për të nderuar artistët tanë të regjistrimit dhe artistët e jashtëzakonshëm që kontribuan dhe u bënë pjesë e kësaj përpjekje, do të ishte një mënyrë e shkëlqyer që kjo festë të jetonte për vite me rradhë dhe në të njëjtën kohë ishte një mënyrë e lezetshme për të ftuar fansat e muzikës në festimin e 30-të të “Interscope”-it. Fakti që shitjet e këtyre albumeve do të ndihmojnë në financimin e shkollës së mesme të Jimmy dhe Dre, e bën atë një përpjekje edhe më të veçantë. 

Ndërkohë që CEO i “NTWRK”, Aaron Levant tha:

Ne jemi të nderuar të punojmë me “Interscope” për të festuar 30 vjetorin e labelit ikonë diskografik së bashku me disa prej muzikantëve dhe artistëve më të rëndësishëm kulturalisht në këtë projekt të mrekullueshëm që mbledh para për një kauzë të madhe duke ndihmuar në mbështetje. Shkolla e mesme e Jimmy dhe Dre.

Seti i parë i albumeve do të jetë i disponueshëm për shitje ekskluzivisht përmes aplikacionit “NTWRK” duke filluar nga e enjtja më 27 janar, në periudha të ndryshme gjatë ditës.