Celebrities Showbiz

Me sportivitetin që e karakterizon, Britney Spears tregon si një grua u përpoq të joshte burrin e saj në dasmën e tyre!

Britney Spears është mjaft aktive në rrjetin e saj social Instagram duke ndarë klipe kërcimi dhe shpesh herë na suprizon me postimet e saj paksa të çuditshme. Shpesh është përfolur nga fansat e artistes rreth një shqetësimi që ata kanë për për vendndodhjen e saj, por ajo ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të mos reagojë. Por me publikimin e videos së fundit, Britney ka bërë një pretendim të çuditshëm se dikush u përpoq të lidhte bashkëshortin e saj Sam Asghari me një vajzë të bukur.

Këngëtarja tregoi lëvizjet e saj teksa mbante veshur një fustan të shkurtër të bardhë dhe kërcente nën tingujt e këngës së Justin Bieber, “Honest”, duke u thënë ndjekësve të saj se ishte një këngë në të cilën ajo donte të performonte në dasmën e saj. Në një mbishkrim tashmë të fshirë, Britney vazhdoi të pretendonte se njerëzit flasin për të gjatë gjithë kohës dhe si një grua e dehur u përpoq të ngacmonte partnerin e saj.

Pasi në internet ka qarkulluar versioni se ikona e muzikës, Britney Spears mund të jetë në rrezik, e zhdukur ose në rastin më të keq e vdekur, disa burime të afërta kanë mohuar informacionin që miliona fansat e saj i kanë bërë në prag të kësaj ‘krize’. Në rrjetet sociale thuhet se llogaria në Instagram e Spears është në ngarkim të dikujt tjetër, i cili ka postuar përmbajtje të vjetra, kështu që ‘dritat e alarmit’ u ndezën mes fansave se diçka po ndodh me yllin. Ndaj ajo ka zgjedhur që në komentet e hapura gjatë minutave të para të publikimit të kësaj videojeje, të kundërpërgjigjej në mënyrë paksa të ashpër kunddrejt këtyre thashethemeve.