Celebrities Gossip Showbiz

Meghan Markle vlerësohet me çmimin e rëndësishëm!

Së fundmi Meghan Markle ishte e pranishme në eventin e Fondacionit “Women of Vision Award”. Dukesha e Sussex ishte në Nju Jork e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Harry dhe nëna e saj, Doria Ragland. 41-vjeçarja ishte një nga personat e nderuar dhe vlerësuar me çmimin “Woman of Vision” për frymëzimin e shumë grave dhe vajzave.

Në këtë ngjarje, Meghan takoi shoqen e saj Gloria Steinem, bashkëthemeluese e fondacionit, e cila i dorëzoi asaj çmimin. Gjatë fjalimit të saj, Megan falënderoi Steinem pasi ka qenë një frymëzim për të, për këshillat e saj të mençura, për sensin e saj të humorit dhe miqësinë e pabesueshme.

Së fundmi, Meghan Markle ka nënshkruar një marrëveshje me një agjenci talentesh dhe do të jetë pjesë e ekipit të WME, ku do të ngrejë produksione filmike dhe televizive, ndërsa në të njëjtën kohë do të bashkëpunojë me marka të mëdha, biznese dhe projekte kreative. Meghan ka qenë edhe më parë aktore dhe ka luajtur në serialin e njohur ‘Suits’.

Ndërkaq, vetëm disa ditë pasi u njoftua se Meghan Markle nuk do të merrte pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 maj, u raportua se ajo kishte shprehur shqetësimet e saj për paragjykimet dhe racizmin në familjen mbretërore në një letër drejtuar mbretit. Markle pretendoi se një anëtar i familjes mbretërore kishte spekuluar për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj kur ajo ishte shtatzënë. Në letrën e saj, Meghan ka zbuluar emrin e anëtarit të familjes mbretërore që dyshohet se ka bërë komentin.