Celebrities Gossip Showbiz

‘Mëngjesin për të lëpirë gishtat’ për sot na e ofroi Enca!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza. Ashtu si kanë qenë postimet e saj më të fundit në Instastory ku jo vetëm ka tërhequr vëmendjen me pozat e saj, por dhe ka provokuar me shkrimin krahas, teksa ‘i ofron’ ndjekësve ‘mëngjesin’ për ditën e sotme.

Mëngjesi për sot, të lëpish gishtat…

Ka kaluar shumë kohë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se ka nisur nga puna për një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi, ku ka ndarë me ndjekësit një foto të një mikrofoni dhe na tregon se po punon me regjistrimin e surprizës së saj.

Artistja njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë dhe kur ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.