Celebrities Film & Tv Gossip

Merr fund karriera në aktrim e Will Smith?! Njihuni me vendimin e fundit të Netflix dhe Sony!

Disa nga projektet e ardhshme të aktorit të njohur Will Smith janë ndërprerë, pas incidentit aspak të zakontë që ndodhi mes tij dhe komedianit Chris Rock në skenën e ‘Oscars’. Pasi e goditi me shuplakë Chris, Will doli në skenë për të marrë çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij si Richard Williams në filmin, ‘King Richard’.

Aktori, i cili i bëri të gjithë të flasin dhe rrëmbeu vëmendjen më të madhe në ‘Oscars 2022’, ka një film në Netflix dhe një film për Sony, që janë vënë në pritje sipas ‘The Hollywood Reporter’. THR tha se:

Netflix ishte në procesin e gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie. Sony po ndalon gjithashtu “Bad Boys 4”, që ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve. Më 1 prill, rikujtojmë se Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Nëpërmjet një deklarate ai tha se:

Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi të zemrës, të gjithë të pranishmit dhe audiencën globale.

Sjellim në vëmendje se Smith kërkoi falje për goditjen me shuplakë të Chris Rock në ceremoninë e “Oscars” duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe e pafalshme dhe se ndihet i turpëruar. Ndërkaq, sipas raportimeve të fundit Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres po luftojnë për të siguruar një bisedë me Chris pas incidentit global. Chris madje mund të marrë deri në 2 milionë paund, pasi shitjet e biletave për turneun e tij aktual janë rritur në ‘qiell’ dhe ofertat për intervista janë duke u rreshtuar.