Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Ndërkohë, gjatë prime të sotëm Romeo ka debatuar me Meritonin, pasi ky i fundit e ka akuzuar se ‘merr gratë e shokëve’.
Meritoni: Nëse flasim për lojën brenda cilësohen për emra brenda. Romeo ka ca ditë që thotë që merrem me gratë e shokëve. I thashë që është aluduar diçka dhe nuk doja të më drejtonte gishtin. Nuk është aspak e bukur që përmenden emra nga jashtë. Unë s’përmenda emra.
Romeo: Për ty që nuk e dije mund të shkosh në Google dhe ta kontrollosh. Unë i thashë emrat sepse Meritoni fshihet pas gishtit. Te shokët, që unë i kam familje, ky shkon dhe i qesh. Për këtë lojë ky shet dhe veten. Më është përmendur Donaldi, Bora, Elgiti, Klea, që të gjithë. Më janë përmendur nga Juli, Meritoni kur s’kanë argumenta.
Meritoni: Ti më drejtove gishtin që merrem me gratë e shokëve.
Romeo: Më qëllon mua, merresh me Heidin.