Showbiz

Mes lotësh dhe emocionesh, Gabriel Garko konfirmon publikisht se është gay

Ylli i kinematografisë italiane, Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliver, ka emocionuar një publik të tërë në “Big Brother Vip”.

Mbrëmjen e kaluar aktori hyri në shtëpinë e konkurrentëve për t’i lexuar një letër që i’a kishte shkruar me shumë vështirësi ish-partneres së tij Adua Del Vesco.

48-vjeçari e lexoi letrën e tij publikisht e që në fjalët e para dëgjohej zëri teksa i dridhej nga emocionet.

“A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.” -tha Garko duke shtuar se lidhja që ata përjetuan ishte vetëm një përrallë.

Kur u pyet nga moderatori Alfonso Signorini se çfarë nënkupton me këto fjalë, ai shtoi: ““Ah si mund ta shpjegoj! Nuk është vendi i duhur. Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”

Gabriel Garko i njohur për rolin e tij si kreu i mafias Tonio Fortebracci në serialin “L’onore e il Rispetto” ka patur një fejesë false me aktoren Adua Del Vesco prej 3 vitesh.

Tashmë që doli hapur me orientimin e tij seksual më në fund mund ta jetojë jetën i lirë.