Showbiz

Kush është Riccardo?! Gabriel Garko rrëfen marrëdhënien 11-vjeçare me një burrë

Pas deklaratës së javës së kaluar ku Gabriel Garko rrëfeu për herë të parë publikisht orientimin e tij seksual, aktori ka vendosur të ndajë edhe disa histori të tjera.

Në një intervistë ekskluzive për “Verissimo”, 48-vjeçari zbuloi marrëdhënien e tij sekrete me një burrë të quajtur Riccardo. Ata kanë qenë së bashku për 11-vite dhe askush nuk e dinte çfarë po ndodhte mes tyre.

“14 vite më parë, harrova gjithçka dhe u ika larg të gjithëve. Unë dhe Riccardo jetonim bshkë, por ishte një periudhë me situata të shtirura, false. Kur për darkë në vinin miq, ai bënte sikur ikte në shtëpi para tyre, për t’u kthyer sërish më vonë. Kur shkonim me pushime ishim gjithmonë grup, të shoqëruar nga njerëz të tjerë, por kemi qënë bashkë për 11 vjet.” -tha ai.

Sa i përket familjes së artistit, ata e kanë ditur gjithmonë se është gay dhe kanë qenë mbështetja e tij më e madhe. Prindërit dhe motrat nuk e kanë gjykuar kurrë madje janë kujdesur që ai të ndihet vetëvetja edhe pse në fshehtësi.