Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket këtë herë nuk po tallen! I japin fund përsëri lidhjes së tyre çifti i njohur i aktorëve!

E kush nuk i mban mend William Levy-n dhe Elizabeth Gutierrez? Ata janë padyshim një nga çiftet më të dashur e më të pëlqyer për publikun shqiptar nga serialet e shumta që kemi parë në ekranet tonë. William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Një lajm i tillë i ka habitur të gjithë fansat e tyre. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur ylli, William Levy. Aktori ka publikuar një status në rrjetin e tij social Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.

Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Por nuk u mbyll me kaq sepse pak minuta më vonë ka qenë po vetë ai, i cili ka fshirë këtë postim dhe më pas ka shpërndarë një tjetër Instastory:

Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!

Nga ana tjetër, aktorja e njohur nuk ka bërë asnjë reagim. Rikujtojmë, se William dhe Elisabeth janë martuar në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Vlen të theksojmë që fëmijët e aktorëve janë një kopje e babait të tij.