Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Miku i britanikut të parë që vdiq nga SIDA rikujton gjestin e Princeshës Diana që theu tabutë e kohës!

Ken Dee, miku i britanikut të parë që vdiq nga SIDA, emri i të cilit më në fund u zbulua pas 40 vitesh në një dokumentar të ri, ka sjellë dhe njëherë në vëmendje momentin kur Princeshë Diana i shtrëngoi dorën një homoseksuali që po vdiste nga kjo sëmundje. Teksa u shfaq në emisionin “Good Morning Britain” për të folur për mikun e tij John Eaddie, i cili është emëruar si viktima e parë e SIDA-s në Mbretërinë e Bashkuar.

Kur foli për stigmën që shoqëronte sëmundjen në kohën e vdekjes së Eaddie në 1981, bashkëprezantuesja e “GMB”, Susanna Reid e pyeti atë se si u ndikua nga shtrëngimi i dorës i Princeshës Diana me një homoseksual që ishte i prekur me virusin HIV/AIDS. Ai u përgjigj se:

Mendoj se ishte një moment i rëndësishëm kur ndodhi kjo, sepse mendoj se shumë njerëz më pas e kuptuan se virusi nuk mund të transmetohej vetëm përmes prekjes. Unë mendoj se për komunitetin e homoseksualëve shkoi shumë më tej se çdo gjë tjetër kur ndodhi kjo. Mbaj mend që e pashë atë në atë kohë dhe qava, duke menduar se kjo është e mahnitshme.

Princeshë Diana ishte anëtarja e parë e familjes mbretërore që preku dikë të infektuar me SIDA. Në prill të vitit 1987, Princesha e Uellsit hapi njësinë e parë të ndërtuar për trajtimin e HIV/AIDS në Mbretërinë e Bashkuar, qendër e cila kujdesej ekskluzivisht për pacientët e infektuar me virusin, në Spitalin “Middlesex” në Londër. Ajo u fotografua duke shtrënguar duart pa doreza me një burrë të paidentifikuar që vuante nga sëmundja, duke sfiduar publikisht nocionin se HIV/AIDS transmetohej nga personi në person me prekje.

Rikujtojmë se, Princeshë Diana kishte shumë frikë të qëndronte sekonda përpara Mbretëreshës dhe në vend të kësaj zgjodhi të shkojë në kuzhinë pas darkës, ka pohuar një ish-kuzhinier mbretëror. Ish-shefi i kuzhinës mbretërore Darren McGrady punoi për Mbretëreshën në Pallatin Buckingham për 11 vjet përpara se të zhvendosej në shtëpinë e Pallatit Kensington të Dianës nga viti 1993 deri në vitin 1997. Tani, ai rrëfen për kohën e tij të kaluar midis anëtarëve të familjes mbretërore në kanalin e tij në YouTube.