Miley Cyrus rrëfen momentin prekës kur kuptoi se martesa e saj me Liam Hemsworth kishte përfunduar!

Miley Cyrus foli hapur për divorcin e saj nga Liam Hemsworth. Gjatë videove të saj në TikTok me tematikën ‘Used to Be Young’, ylli i popit zbuloi se ajo e kuptoi se marrëdhënia e saj me burrin e saj kishte mbaruar ndërsa performonte në Festivalin Glastonbury 2019 në Britaninë e Madhe.

“Glastonbury ishte në qershor, kështu që martesa e imja dhe Liam, me të cilin kemi qenë së bashku për 10 vjet, po kalonte një traumë”, shpjegoi Miley.

“Në atë kohë, dy vite pasi u martuam në dhjetor 2018, kishim pësuar shumë humbje dhe thjesht po përpiqeshim të rindërtonim sa më shpejt shtëpinë, pasi u dogj gjatë zjarrit Woolsey të nëntorit 2018 në Malibu të Kalifornisë”, shtoi ajo.

“Dita e koncertit ishte dita kur vendosa që nuk do të funksiononte më në jetën time të isha në këtë lidhje”, vazhdoi Cyrus, duke theksuar se ajo e detyroi veten të varroste emocionet e saj dhe të bënte një shfaqje për fansat. “Ky ishte një moment tjetër ku puna, shfaqja, personazhi ishin në vend të parë.”

Rikujtojmë se, më shumë se dy muaj pas publikimit të “Flowers”, e cila ishte kënga më e dëgjuar në Spotify për disa javë, Liam Hemsworth përgatiti një padi kundër ish-partneres së tij, yllit të muzikës Miley Cyrus. Një dokument i supozuar po qarkullon në rrjete sociale në të cilin aktori australian pretendon se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të ishte pjesë e sezonit të ri të “The Witcher”, ndaj ai është i përgatitur të marrë masa ligjore.