Botë e Çuditshme Tech

Miliarderi japonez niset me mision 12-ditor në hapësirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje!

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, së fundmit është nisur për në hapësirë, ku planifikon që të gjithë eksperiencën e tij atje ta dokumentojë në YouTube, për 750 000 ndjekësit e tij. Maezawa, i cili është një nga njerëzit më të pasur në Japoni, u nis nga Kazakistani, i shoqëruar nga producenti i filmave Yozo Hirano.

Të dy do të kalojnë 12 ditë në hapësirë, ku do t’i përgjigjen pyetjeve të tipit:

Çfarë ndodh kur luan Pokemon Go në hapësirë?

Ky udhëtim mendohet se i ka kushtuar 88 milionë dollarë miliarderit nga Japonia.

Qëndrimi i tij në ISS është një tjetër tregues se udhëtimet e civilëve në stacionin hapësinor po bëhen më të zakonshme. Sipas ‘Agence France-Presse’, ai dhe ndihmësi i tij do të jenë turistët e parë hapësinorë që do të vizitojnë ISS në më shumë se një dekadë. Miliarderi njoftoi në mars se po kërkonte tetë persona të tjerë që t’i bashkoheshin në udhëtimin e tij njëjavor hënor, i cili paraprakisht është caktuar për vitin 2023. Ai dhe shokët e tij të ekuipazhit do të bëhen turistët e parë hënor të SpaceX.

Ndërkaq, Maezawa iu nënshtrua një programi rigoroz trajnimi përpara nisjes, i cili përfshinte gjumin në një shtrat të pjerrët, rrotullimin në një karrige dhe të gjitha këto ai i ka dokumentuar në mediat sociale.

Në një konferencë të mëparshme për shtyp, Maezawa tha se udhëtimi ishte një “ëndërr e realizuar”.

Njerëzit mund të kenë shpresa dhe ëndrra duke parë se një person i rregullt si unë mund të shkojë në një botë kaq të panjohur.

Ai ka premtuar të kryejë 100 detyra gjatë qëndrimit në ISS, të nxjerra nga një listë sugjerimesh nga publiku. Udhëtimi i Maezawa, pason udhëtimin e shkurtër të miliarderit Jeff Bezos në hapësirë dhe udhëtimin e Richard Branson në skajin e hapësirës në fillim të këtij viti, me raketa të ndërtuara nga kompanitë e tyre private.