Celebrities Gossip Showbiz

Mjaftoi një reklamë…/Jennifer Lopez sapo i zhgënjeu të gjithë fansat e saj!

Reklama më e re me Jennifer Lopez ka ngjallur debat të madh mes fansave. Diva e muzikës latine po promovon një pije alkoolike, ndërkohë që ajo vetë prej vitesh thotë se nuk konsumon alkool. “Më pëlqen të argëtohem dhe të pushoj me miqtë, por kurrë nuk kam gjetur një pije që më përshtatet. Unë kam kërkuar për diçka që mund të shijoj, që i përshtatet mënyrës së kujdesshme që jetoj jetën time. Kur nuk e gjeta, vendosa të krijoj Delola”, tha artistja, duke shtuar se kishte kërkuar dicka me përbërës më të mirë, shije më të mire dhe më pak kalori se koktejet tradicionale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Por fansat nuk e vlerësuan iniciativën e saj. “J.Lo ishte një frymëzim për mua për të qëndruar larg alkoolit. Historia është se ajo pi rrallë dhe nëse pi, është vetëm për ndonjë rast feste. Pra, është zhgënjyese për mua që promovojnë alkoolin kur ka kaq shumë pije joalkoolike!. Oh, çfarë zhgënjimi! Pse nuk krijoi një markë pijesh jo-alkoolike, nëse ende fliste kaq shumë kundër alkoolit?”. “Mendova se Jennifer Lopez nuk pinte alkool”, janë disa komente të tjera.

Ndërkaq, rikujtojmë se dyshja e famshme Lopez dhe Ben Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film. Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.