Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Mjaftoi thjesht një reklamë, Kim Kardashian sërish në ‘shënjestër’ të ndjekësve!

Ylli televiziv Kim Kardashian është kritikuar sërish në rrjet dhe shkak kësaj radhe është bërë reklama e saj e re për ‘Beyond Meat’. Kim në videon 30-sekondëshe të kompanisë vegane tha se:

Unë besoj aq shumë në misionin e ‘Beyond Meat’ saqë kam ndërhyrë për të ndihmuar me asetin tim më të madh, shijen time.

Ndërsa Kardashian fliste para kamerës teksa ishte në një kuzhinë për reklamën, një kuzhinier vendosi një shumëllojshmëri pjatash që përmbanin zëvendësuesin e mishit me bazë bimore përpara saj. Fillimisht ishte një burger vegan i prerë në gjysmë, të cilin Kim e mbajti në fytyrë, ndërsa ajo lëvizte gojën e mbyllur në një lëvizje të ngjashme me përtypjen.

Siç theksuan shumë përdorues të mediave sociale, sanduiçi mbeti i paprekur. Kardashian më pas përdori një pirun për të marrë një qofte me bazë bimore, të cilën e mbajti në fytyrë, përpara se të shtrydhte një lime mbi një pjatë me taco. Ajo vijoi duke thënë se:

Ky mish me bazë bimore nuk është vetëm jashtëzakonisht i shijshëm, por është gjithashtu më i mirë për ju dhe më i mirë për planetin.

Një kritik i cili ishte në mesin e disave që argumentonin se reklama në fakt i bëri ata të mos donin të blinin produktin, tha se:

Ajo nuk duket që po e konsumonte produktin. A e hëngri ajo në të vërtetë?

Një tjetër shkroi:

Unë nuk po e blej, sepse ti nuk po e ha vërtet atë.

Dhe komentet e tilla si këto ishin të pafundme. Kohët e fundit miliarderja ka marrë një numër të madh kritikash duke nisur që nga fustani që ajo mbante veshur në “Met Gala”, fustan ky që i përkiste aktores hollivudiane Marilyn Monroe. Kim deklaroi se për të veshur këtë fustan iu desh të humbte 7 kilogramë, deklaratë kjo që nuk u prit fare mirë nga ndjekësit e 41-vjeçares të cilët e akuzuan se po jepte një shembull të gabuar te të rinjtë.