Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Stilisti i fustanit të Marilyn Monroe reagon ashpër ndaj Kim Kardashian!

Ylli televiziv Kim Kardashian mori vëmendjen e të gjithëve në ‘Met Gala 202’ teksa u shfaq e veshur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Madje miliarderja tha se kishte rënë disa kilogramë nga pesha në mënyrë që ta vishte këtë fustan. Por stilisti që ka krijuar fustanin e Monroe së fundmi ka reaguar ashpër.

Në një prononcim për ‘Entertainment Weekly’, Bob Mackie tha se fustani ishte dizenjuar vetëm për Marilyn Monroe dhe theksoi se askush tjetër nuk duhet ta vishte.

Mendoj se ishte një gabim i madh. Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Askush nuk pozon si ajo dhe fustani u bë për të. Ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihej me atë fustan.

Pasi befasoi publikun me pamjen e saj e veshur me fustanin e Marylin Monroe në ‘Met Gala’, Kim Kardashian po kritikohet gjerësisht në rrjetet sociale se po promovon sjellje jo të shëndetshme sa i takon mënyrës së të ushqyerit. Ylli i reality show-t u dobësua 7 kilogramë brenda 3 javësh, sepse në të kundërt, fustani nuk do mundej t’i mbërthehej dot. Por si ia doli të humbiste këtë peshë në kaq kohë?

Miliarderja u rrëfeu për këtë në “Vogue”. Ndërkaq së fundmi ka reaguar edhe trajneri i Kim, Don-A-Matrix, i cili ka sqaruar për TMZ humbjen e peshës së Kim për të hyrë në fustanin e Marilyn Monroe. Ndërkaq, sa i takon jetës sentimentale, sjellim në vëmendje se 41-vjeçarja thuhet se po shqyrton opsionet e fertilitetit pasi ka ndryshuar mendjen për një fëmije të pestë. Biznesmenia miliardere dëshiron të ketë një fëmijë me të dashurin e saj të ri Pete Davidson. Nëna e katër fëmijëve është në një lidhje me komedianin 28-vjeçar Pete prej disa muajsh tanimë.