Celebrities Gossip Showbiz

Mjafton që shakaja t’i pëlqejë dhe “dorëlëshuari” Kevin Hart të dhuron 500 dollarë!

Aktori i njohur Kevin Hart u fotografua së fundmi nga paparacët duke bërë një gjest bujar pasi performoi në Qendrën Barclays në turneun e komedisë “Only Headliners Allowed” që po bën me Chris Rock. Ai i ndryshoi mbrëmjen një njeriu të pastrehë të njohur në vend, të quajtur Julio, kur i dha atij 500 dollarë. Julio, me sa duket, e fiton bukën me performancat e tij spontane.

“Ai po tregonte disa shaka ndërsa Kevin po ecte,”- tha burimi, duke shtuar se aktorit i pëlqeu shakaja aq sa t’i linte një sasi të mirë të hollash. Hart mbërriti dorë për dore me gruan e tij Eniko dhe ishte në një humor të mirë, duke bërë fotografi dhe duke biseduar me të gjithë.

Ndërkohë, bujaria e tij nuk u ndal te Julio. Sipas ‘Page Six’, Hart solli tekilën e tij Gran Coramino në club dhe madje u dha shishe falas klientëve në tavolina të tjera. Komediani gjithashtu shpenzoi mbi 10,000 dollarë duke dhënë bakshish për kërcimtaret. Natyrisht, Hart qëndroi gjatë atje dhe ai dhe ekipi i tij nuk u larguan nga clubi deri pas orës 4 të mëngjesit.

Rikujtojmë se rreth dy vite më parë Kevin Hart zbuloi mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017. Asokohe Kevin u kap mat me një modele në Las Vegas, larg shtëpisë ndërkohë që bashkëshortja e tij Eniko Parrish ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. 43-vjeçari theksoi se partnerja e tij nuk e kishte aspak të lehtë këtë situatë por pavarësisht gjithçkaje vendosi ta falë për hir të familjes që po krijonin së bashku.