Celebrities Gossip Showbiz

Modelja e njohur Katie Price falimenton për herë të dytë!

Modelja e njohur Katie Price ka falimentuar për herë të dytë. 45-vjeçarja e cila nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar fatin e saj, ka një faturë tatimore të papaguar me vlerë më shumë se 800 mijë euro. Ajo kishte falimentuar në nëntor 2019, me borxhe prej 3.7 milionë eurosh. Katie nuk dërgoi as një avokat në seancën dëgjimore, e cila është e fundit në një varg të gjatë vështirësish financiare.

Seanca dëgjimore, e mbajtur në Rolls Building në Londër, mësoi se ajo i detyrohet HMRC një total prej 890,766.11 eurosh. Gjykatësi Sebastian Prentis tha se Katie nuk i ishte përgjigjur HMRC për borxhin dhe e shpalli të falimentuar. Përveç kësaj, ajo i detyrohet mbi 150 mijë euro në pagesat e munguara të TVSH-së mbi pothuajse 10 mijë euro në shtesa të TVSH-së. Katie thuhet se ka dështuar në çdo pagesë të vetme.

Ylli televiziv dhe modelja është përfshirë në një luftë për të shpëtuar rezidencën e saj në vlerë 2.3 milionë euro në Sussex pasi grumbulloi borxhe prej 3.7 milionë euro. Në seancën e fundit në shtator, Katie pritej të tregonte para gjykatës se si planifikonte të shlyente borxhet e saj ose të provonte se pronësia është thelbësore për punën e saj.

Ndërkaq, Price ka synimin për t’u bërë gruaja me gjoksin më të madh në botë, pasi ajo vazhdon të bëjë operacione plastike. Në fund të vitit të kaluar, modelja iu nënshtrua për të 16-tën herë një operacion për rritjen e gjoksit, duke zgjedhur një nga përmasat më të mëdha të implantit. Ajo ka treguar rezultatet e operacioneve plastike në një paraqitje të fundit me rroba banje. Sipas DailyMail, Katie dëshiron të vazhdojë me një operacion tjetër, i 17-ti në radhë.