Celebrities Gossip Showbiz

Katie Price ka vetëm një mision, të bëhet gruaja me gjoksin më të madh në botë!

Katie Price ka synimin për t’u bërë gruaja me gjoksin më të madh në botë, pasi ajo vazhdon të bëjë operacione plastike. Në fund të vitit të kaluar, ajo iu nënshtrua për të 16-tën herë një operacion për rritjen e gjoksit, duke zgjedhur një nga përmasat më të mëdha të implantit. Ajo ka treguar rezultatet e operacioneve plastike në një paraqitje të fundit me rroba banje.

Ndryshimi në gjoksin e saj është i dukshëm në fotot e publikuara në rrjetet sociale. 45-vjeçarja nuk është e gatshme të ndalojë implantet e gjoksit. Sipas DailyMail, ajo dëshiron të vazhdojë me një operacion tjetër, i 17-ti në radhë. Në deklaratat e fundit, Price theksoi se nuk i intereson nëse njerëzit e konsiderojnë të “varur” nga operacioni, duke thënë:

Është zgjedhja ime dhe trupi im.

Rikujtojmë, se së fundmi ish-modelja ka shkaktuar një zemërim tek ndjekësit e saj, ndërsa njoftoi në Instagram se qeni i saj Blade kishte ngordhur pasi ishte goditur nga një makinë. 45-vjeçarja u shpreh se miku i saj më i mirë kishte ngordhur dhe kjo ngjarje vjen 7 muaj pas humbjes së një tjetër qeni po të përplasur nga makina. Është pikërisht neglizhenca e modeles ajo që ka irrituar ndjekësit të cilët shprehen se në pak vite Kate ka humbur plot 7 kafshë shtëpiake, mes të cilëve, një kalë dhe një kameleon.