Celebrities Gossip Showbiz

“Mos ma përmend Ilnisën, se do të përmend Argjirën….”, nxehet debati mes Meritonit dhe Gracianos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Meritoni dhe Graciano kanë debatuar së fundi e shkak për këtë ka qenë Ilnisa. Graciano e ka përmendur ish-banoren duke u shprehur të kthehet, gjë e cila e ka nervozuar Meritonin dhe e ka paralajmëruar se nëse do ta përmend dhe një herë ai do t’i përmend Argjirën.

Graciano:  Ishalla kthehet Ilnisa!

Meritoni: Po përse e përmend Ilnisën o vëlla? Përse? Çfarë po të intereson ty? Për çfarë e përmend, të kam thënë 1000 herë të mos e përmendësh! O zotëri, të kam thënë mos ma përmend sepse të përmendi Argjirën! Të kam kërkuar të mos ma përmendësh!

Mbrëmë teksa po kalonin momente romantike të shtrirë në shtrat, Heidi pyet Romeon nëse i pëlqen që të flejë në errësirë apo me një dritë të vogël. Teksa Romeo tha se ‘fle me një dritë të vogël’, Heidi ia kthen: “Mua më pëlqen errësira totale”.