Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Dhurata Dora sapo na zbuloi se do të sjellë një tjetër bashkëpunim me Noizy-n?

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Një nga bashkëpunimet e saj më të suksesshme që u kthye padyshim në një hit, ishte dueti i saj me Noizy-n ‘Mi Amor’, një projekt i cili u publikua gjatë sezonit të kaluar veror. E një video e publikuar pak më parë nga vetë artistja, ku shfaqet duke u takuar si dy miq shumë të mirë me reperin gjatë një koncerti të bërë së fundmi dhe komentet e ndjekësve të tyre që janë të sigurtë për një bashkëpunim të radhës, na kanë ngritur dyshimet se mund të presim së shpejti një surprizë prej dyshes.

Projekti më i fundit muzikor i Dhurata Dorës është bashkëpunimi me Elvana Gjatën ‘Rrotullo’, një duet i cili në vetëm një muaj pas publikimit numëron afro 6 milion klikime në platformën YouTube.