Celebrities Gossip Showbiz

Për këtë vajzë paska qenë jeta… Enca sapo na zbuloi destinacionin e saj më të ri!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Pak ditë më parë me anë të një Instastory bukuroshja na tregoi lokacionin e saj më të ri. Enca vizitoi sërish Dubain pas disa muajsh që ishte atje me pushime, duke e konsideruar madje si shtëpinë e saj të dytë.

E duket se pushimet për të nuk paskan fund, pasi vetëm disa orë më parë, bukuroshja na tregoi se ndodhet në Afrikë në një plazh shumë ekzotik siç është Zanzibari i Tanzanisë. Me anë të disa postimeve të bërë nga vetë Enca ku duket shumë në formë.

Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë. Por mesa duket kësaj pauze i erdhi fundi dhe Enca zbuloi se do të vijë me një projekt të ri dhe nëse mendonit se do të jetë këngë dashurie, gaboheni. Këngëtarja do të vijë me një projekt siç jemi mësuar ta shohim atë.

Si një personazh pa filtra dhe komplekse, Enca teksa ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj para pak kohësh ka rrëfyer shumëçka. Me të vërtetë që ka qenë një nga ‘Ask-et’ më të bujshme të bukuroshes, pasi si asnjëherë më parë, ajo na ka zbuluar se është në një lidhje.