Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.
Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. E teksa prej muajsh na ka treguar se ka qenë duke pushuar në plazhet më ekzotike të botës si Dubai apo Zanzibari i Tanzanisë, duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë.
Ose të paktën këtë kuptojmë nga postimi i saj më i fundit ku teksa ka treguar foto të sajat profesionale, ‘look-u’ i saj shumë i veçantë na ka bërë të dyshojmë se mos ndoshta mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të ardhshëm të saj. Epo, Enca besojmë se tani erdhi koha të sjellësh diçka të re për këtë sezon veror.
https://www.instagram.com/p/CdLaynrsVRK/?utm_source=ig_web_copy_link
Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Turqi e Francë.