Celebrities Gossip Showbiz

Kohët e fundit Enca është bërë njeri më i fortë dhe arsyeja do t’ju shkrijë së qeshuri…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Ajo shpesh bën postime ‘funny’ ashtu siç kanë qenë dy Instastory-t më të fundit të saj. Teksa ka treguar se tanimë ikën e vetme te dentisti, Enca na tregoi dhe një herë se do të jetë përgjithmonë një fëmijë në shpirt.

Kohët e fundit më kanë shndërruar në një njeri më të fortë… Kam filluar të iki te dentisti pa mamin

E teksa prej muajsh na ka treguar se ka qenë duke pushuar në plazhet më ekzotike të botës si Dubai apo Zanzibari i Tanzanisë, duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë.

Ose të paktën këtë kuptojmë në një nga postimet e saj më të fundit ku teksa ka treguar foto të sajat profesionale, ‘look-u’ i saj shumë i veçantë na ka bërë të dyshojmë se mos ndoshta mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të ardhshëm të saj. Epo, Enca besojmë se tani erdhi koha të sjellësh diçka të re për këtë sezon veror.