Celebrities Gossip Showbiz

Nga Dubai, Enca na sjell pozat më provokuese!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Pak ditë më parë me anë të një Instastory bukuroshja na tregoi lokacionin e saj më të ri. Bukuroshja na tregoi se ndodhej në Afrikë në një plazh shumë ekzotik siç është Zanzibari i Tanzanisë. Me anë të disa postimeve të bërë nga vetë Enca ku dukej shumë në formë.

E mesa duket, këngëtarja paska vendosur me të vërtetë të e bëjë për ‘zili’. Disa ditë më parë, Enca na ka zbuluar destinacionin e radhës që më parë e ka cilësuar si shtëpinë e saj të dytë, Dubain. E vetëm pak orë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka shpërndarë me ndjekësit e saj disa foto vërtet provokuese ku duket duke shijuar jetën e saj më së miri.

Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë. Por mesa duket kësaj pauze i erdhi fundi dhe Enca zbuloi se do të vijë me një projekt të ri dhe nëse mendonit se do të jetë këngë dashurie, gaboheni. Këngëtarja do të vijë me një projekt siç jemi mësuar ta shohim atë.

Si një personazh pa filtra dhe komplekse, Enca teksa ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj para pak kohësh ka rrëfyer shumëçka. Me të vërtetë që ka qenë një nga ‘Ask-et’ më të bujshme të bukuroshes, pasi si asnjëherë më parë, ajo na ka zbuluar se është në një lidhje.