Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Melinda sapo pranoi publikisht se është në lidhje?

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

E përpos karrierës edhe jeta private e bukuroshes ka një kuriozitet të madh për publikun. E së fundmi, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë me ndjekësit një video ku teksa tregon veten e saj, duket një dorë djali që e përkëdhel në pjesën e dekoltesë. Mos ndoshta Melinda sapo na e pranoi se është në një lidhje?

Kur vjen puna te bashkëpunimet që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira, gjithmonë ka një interes shumë të madh. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën.

E jo vetëm që i kanë lënë pas, por dy bukuroshet kanë përfunduar dhe xhirimet për një projekt të përbashkët muzikor e teksa na kanë zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ në videoklipin e këngën, mund të themi me plot gojë se duken si ‘dy pika uji’.