Celebrities Gossip Showbiz

“A jeni motra”, Rina Balaj dhe Melinda Ademi ‘si dy pika uji’ në këngën që pritet të publikohet!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Por, aq më shumë jo vetëm Melinda por të gjithë artistët pëlqehen kur bëhen së bashku pasi bashkojnë grupe të ndryshme ndjekësish. E sidomos bashkëpunime që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën.

E jo vetëm që i kanë lënë pas, por dy bukuroshet kanë përfunduar dhe xhirimet për një projekt të përbashkët muzikor e vetëm disa orë më parë na kanë zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ në videoklipin e këngën dhe mund të themi me plot gojë se duken si ‘dy pika uji’.

“A jeni motra?”

Projekti më i fundit muzikor nga ana e Rinës është ‘Fullerante’ që ka arritur mbi 2 milion klikime në platformën YouTube e nga ana tjetër, Melinda ka ardhur këtë sezon veror me plot dy duete të tjera shumë të suksesshme krah Skerdit dhe reperit Bardhi.