Celebrities Showbiz

“Sa nuk i ra pika…” Marina Vjollca rrëfen ‘anën e asaj të çmendur’!

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të publikut tanimë prej vitesh. Mbrëmjen e kaluar, Marina ishte në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, ku rrëfeu gjithçka nga fillimet e karrierës së saj në televizion e deri tek përjetimet e saj.

Moderatorja u ndal gjithashtu dhe tek një nga hyrjet më spektakolare në televizion. Nëse ju kujtohet, në hyrjen e “Top Fest”, Marina u shfaq duke i dhënë motorit, ku të gjithë mbetën gojëhapur nga kjo anë tjetër e Marinës që jo çdokush e njihte. Madje duke përfshirë këtu edhe mamanë e saj.

Vetë Marina tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se kur pamjet janë shfaqur në ekranin e madh të “Top Fest” mamaja e saj ka mbetur e shokuar duke e parë me shumë frikë, ndërsa ishte mbi motor. Moderatorja tregoi se nuk e ka mësuar nga shoqëria por nga një instruktor se si t’i jepte motorit.

Mamui ishte e ulur në sallë dhe kur më ka parë mua mbi motor ka thënë se sa nuk i ra pika. Kam shkuar në autoshkollë ku i kam thënë keni instruktorë për motorin dhe të gjithë kanë filluar të qeshin. Më pas me një instruktor kam mësuar motorin dhe me shoqërinë e kam perfeksionuar.

Pas kësaj historie ndërhyri Luana e cila i dha kësaj historie shumë humor duke e konsideruar të çmendurën e vërtetë mes atyre të dyjave, Marinën.

Këtu besoj kuptohet kush është e mira dhe e keqja në të vërtetë. Domethënë kush është vërtetë e çmendura dhe kush bën si e çmendur.

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

E duket se bukuroshja e vlerëson shumë punën e saj dhe është angazhuar shumë me xhirime. E si një grua në karrierë, Marina teksa ka shpërndarë një video në Instastory ka treguar se ndihet shumë e lodhur duke hedhur një ‘thumb’ për Getoarin, duke u shprehur se ‘babai është për qejf’.