Celebrities Gossip Showbiz

“M’u duk sikur njiheshim prej vitesh”, çfarë po ndodh mes Blerimit dhe Shqipes?

Konkurrenti i “Për’puthen”, Blerimi nuk arriti të gjente dot dashurinë e tij në program. Edhe pse pati takime me Aristelën, të cilat duket se po shkonin mirë përfunduan me debate dhe ofendime nga ana e të dyve.

Ndonëse nuk e gjeti brenda, ndoshta diçka po lind mes tij dhe Shqipes jashtë programit. I ftuar në “Shqipëria Live”, ai tregoi se ka simpati ndaj kësaj të fundit.

Mbrëmë e kam takuar për herë të parë live dhe na dukej sikur njiheshim prej vitesh. Kemi një simpati të madhe ndaj njëri-tjetrin prej karakterit. Për dukjen nuk e di, më pëlqen dhe si pamje Shqipja.

Epo, ndoshta “Për’puthen” po e bën bashkimin pas përfundimit të programit…