Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Mua nuk më pëlqejnë mesazhet nën rreshta…”/Pas DWTS Enxhi Nasufi shpjegon gjithçka rreth raportit me Arnitën!

Të ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Të dy kanë zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tyre në spektaklin e kërcimit dhe jo vetëm kaq.

Në këtë edicion të “Dancing With The Stars” gara sigurisht që ka qenë shumë e ashpër dhe konkurrenca e lartë dhe është normale që mes njëri-tjetrit shpeshherë të ketë ngacmime apo sherre të vogla por me kë kanë pasur Enxhi dhe Silvester më shumë ‘fërkime’?

Silvester: Këto fërkimet me Arnitën, që nuk kishim por…

Jonida: Në fakt dukej një lloj tensioni mes ju të dyjave. Unë që e shihja nga ekrani, kur ju shihja bashkë nuk është se dukej por veçmas dallonte. 

Silvester: Tension nuk kishte. Normalisht që kur dikush të vendos në krahasim të bën ‘spica’ për njëri-tjetrin tani normalisht bën vaki që krijohen edhe kjo si largësi si ftohje. 

Enxhi: Konkurrencë ka, atë që tha dhe Silvi normalisht ti në konkurrim je ose në momentin që Arnita bëri tangon, ka qenë shumë e bukur sigurisht që në ato momente e pashë si konkurrente. Shiko, ne e njohim njëra-tjetrën 10 vite para. Dikur unë kam qenë në një kompeticion tjetër dhe Arnita ishte po ashtu aty. Nuk është se e njohim njëra-tjetrën tmerrësisht shumë por që kemi qenë pranë në punë të tjera. Mua nuk më bezdis as konkurrenca, as ambicia, as të thënurit gjërat troç përballë qoftë edhe për kompeticionin dhe për garën e kam shumë qejf këtë gjë. Mua nuk më pëlqejnë mesazhet nën rreshta, nëse ne e trajtojmë këtë gjë miqësisht okej perfekte atëherë pse ti jep mesazhe nën rreshta. Që nuk më pëlqen dhe shpeshherë është bërë edhe nga ana e Arnitës. Pastaj kur këto mesazhet nën rreshta fshihen nën rreshta filozofikë pastaj kjo bëhet shumë ‘boring’.

E ke parasysh luftën e ftohtë? Fiks ashtu por jo konflikte po themi ballë për ballë, jo me asnjërin.