Celebrities Gossip Music Showbiz

Mund ta kishim kuptuar edhe më parë surprizën e Taylor Swift pasi shoqja e saj na kishte zbuluar këtë detaj…

Të jesh një fanse e Taylor Swift është një punë me kohë të plotë veçanërisht tani që edhe ka filluar epoka e saj e ri-regjistrimit. Jo vetëm që fansat e Taylor Swift duhet të analizojnë çdo lëvizje të këngëtares për atë që pritet të vijë por ata tani duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe miqve të saj të famshëm edhe për sugjerimet e ndryshme muzikore.

Swift para pak orësh ka lançuar edhe një krijim tjetër të saj i cili quhet “I Bet You Think About Me”. Por detaji i cili nuk u ka shpëtuar fansave është unaza e Taylor-it. Mesa duket ajo i përket Blake Lively. Javën e kaluar, aktorja, e cila është edhe shoqe me krijuesen e hitit “Blank Space” që nga viti 2015, u shfaq në “Saturday Night Live” gjatë fundjavës për ta mbështetur shoqen e saj ndërkohë që postoi një foto nga afër të bizhuterive të saj shkëlqyese në rrjetin e saj social Instagram.

Karriera ime e modelimit të duarve është me të vërtetë duke u lartësuar.

Ne normalisht që nuk mund ta dinim këtë gjë, por unaza e rubinit në formë zemre e përshkruar me diamante të paraqitur si në foto ishte në fakt një ngacmim për videoklipin e Swift-it “I Bet You Think About Me”, i cili shënon debutimin regjisorial të vetë Lively. Gjatë videoklipit mund të dallohet qartë në një moment se unaza që ka Swift në gishtin e saj kur ajo ahkatërron tortën është e njëjtë me atë të Lively në foto.

Uploaded image

Ajo gjithashtu mbante të njëjtin unazë me Cathy Waterman të paraqitur në kopertinën e albumit Red (Taylor’s Version) dhe të njëjtën kapele që ka mbajtur gjatë performancës së saj “We Are Never Ever Getting Back Together” në MTV Europe Music Awards 2012. Swift ka sjellë plot surpriza teksa është ende duke promovuar albumin e saj ‘Red’ (Taylor’s Version), i cili doli të premten.