Celebrities Music Showbiz

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Taylor Swift publikon albumin e saj të rikrijuar!

Para pak ditësh, këngëtarja e njohur Taylor Swift vendosi që të hap ‘kasafortën’ pak përpara rishfaqjes së albumit të saj më të ri dhe të rikrijuar “Red” (Taylor’s Version). Superylli i befasoi fansat duke publikuar një audio të shkurtër të këngës së saj “Babe” në rrjetin social Tumblr. Ashtu siç kishte planifikuar, Taylor publikoi ditën e kaluar një version të ri-regjistruar të albumit të saj hit të vitit 2012, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rimarrë kontrollin mbi materialin e saj, pasi të drejtat u fituan në mënyrë të diskutueshme dhe më vonë u shitën nga Skuter Braun pa pëlqimin e saj.

Brenda pak orëve nga publikimi, “Red” (Versioni Taylor) u ngjit në krye të kualifikimit të albumeve të iTunes në SHBA dhe videot individuale të teksteve për disa nga këngët, duke përfshirë një version 10 minuta të “All Too Well”, kishin arritur qindra mijëra shikime në YouTube. “Red” (Taylor’s Version) është albumi i dytë i ri-regjistruar në fushatën e Swift për të rimarrë kontrollin e katalogut të saj.

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur Taylor Swift, pranon se ishte e mërzitur dhe e trishtuar kur shkroi këngën “All Too Well” për ish-të dashurin e saj Jake Gyllenhaal. Balada e ndarjes është shumë e përfolur për lidhjen e saj me aktorin, nga i cili u nda në vitin 2010 pas një romance dy mujore. Ndërsa Taylor nuk e ka konfirmuar kurrë nëse kënga ka të bëjë me Jake, ajo pranoi teksa ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon, se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj kur e shkroi atë këngë në vitin 2011.

Gjithashtu, Taylor Swift dhe Ed Sheeran do të bashkojnë forcat dhe do të vijnë me një bashkëpunim shumë shpejt. Ed dhe Taylor, të cilët bashkëpunuan në vitin 2012 për këngën “Everything Has Changed” dhe në vitin 2017 në “End Game”, janë kthyer në studio për të regjistruar një këngë të re që mban titullin “Run”.