Health & Beauty Lifestyle

Mungesa e vetëbesimit ka pushtuar jetën tuaj?! Për këtë mund të ‘fajësoni’ menopazuën!

Menopauza është një fenomen me të cilin çdo grua do të përballet dhe për të qenë të sinqertë, asnjëherë nuk është përvojë e kënaqshme. Një tudim i kryer së fundmi ka treguar se 75 % e grave ndihen të papërgatitura për fazën e menopauzës dhe se ajo periudhë ka ndikim në nivelet e tyre të vetëbesimit.

Rreth 54 % e grave thonë se vetëbesimi i ulët ndikon edhe në gjendjen e tyre emocionale dhe fizike gjatë ditës. Dr. Sarah Brewer thotë se shtimi i peshës, ndryshimet në lëkurë dhe flokë, si dhe skuqjet janë disa nga simptomat të cilat u shfaqen shumicës së grave. E të gjitha këto i ulin nivelet e vetëbesimit të grave dhe i bëjnë të ndihen aspak joshëse.

Menopauza nuk është më një temë tabu dhe tashmë gjenden shumë produkte të cilat i ndihmojnë grave të përballen me efektet që i sjell ndryshimi i niveleve të estrogjenit. Studimet tregojnë se ndër efektet më të këqija që menopauza shkakton është vetëbesimi. Vetëbesimi i ulët bën që ato të kenë gjendje emocionale të rënduar, të mos dëshirojnë të dalin nga shtëpia dhe iu duket vetja aspak tërheqëse.

Një sondazh i fundit ka zbuluar se menopauza është një nga shumë faktorët se pse disa martesa përfundojnë në divorc. 8 nga 10 gra, që kanë përjetuar vështirësi në martesë, u shprehën se simptomat e paramenopauzës ose menopauzës rëndojnë jetën e tyre familjare. Menopauza mund të fillojë disa muaj ose vite përpara menstruacioneve të fundit dhe mund të zgjasë deri në katër vjet pas tyre.

Ndërkaq, për ato gra që nuk e dinë postmenopauza është termi që përshkruan kohën pas kalimit të menopauzës. Kur jeni në postmenopauzë, cikli juaj menstrual ka ndaluar për më shumë se 12 muaj rresht. Në këtë fazë të jetës, vitet e riprodhimit kanë përfunduar dhe nuk jeni më në ovulacion. Simptomat e menopauzës që keni përjetuar, mund të bëhen më të buta ose të zhduken plotësisht.