Mungon Arbri, ‘opinioniste e re’ në BBVIP, kush do t’i komentojë banorët sot?!

Në orën 21:00 në ekranin e Top Channel ka nisur spektakli më i ndjekur, Big Brother Vip Albania. Gjatë hapjes së mbrëmjes, moderatori Ledion Liço prezantoi opinionisten e re, e cia do të zëvendësojë Arbër Hajdarin vetëm për sonte.

Emri i saj lidhet shumë me Big Brother. Pasi krijoi dinamika të shumta dhe emocionoi me historinë e saj të dashurisë, Einxhel Shkira rikthehet në “BBV”, por këtë herë në rolin e opinionistes.

Gjatë mbrëmjes së sotme, së bashku me Ori Nebijaj, ajo do të japë opinionet e saj në lidhje me situatat e krijuara në shtëpi. Einxhel njihet për deklaratat e saj të guximshme, ndaj me siguri duhet të presim shumë sonte nga ajo.

Einxhel u shpreh se:

Unë e mora vjet lejen e lindjes, këtë vit i takon Arbrit.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.