Bota Tech

Natën e sotme të gjithë sytë nga qielli!

Kjo do të jetë superhëna e katërt dhe e fundit për vitin 2022. Ndërsa dalëngadalë po shkojmë drejt vjeshtës dhe netët fillojnë e bëhen më të gjata, superhëna e fundit e vitit do të krijojë një spektakël natën e sotme. E njohur si ‘Sturgeon Moon’, Hëna e Plotë e gushtit arrin kulmin rreth orës 21:36 (EDT) të enjten (0136:00 GMT të premten), megjithëse Hëna do të duket e ndritshme dhe e plotë deri të premten në mbrëmje (10 dhe 12 gusht).

Nga përkufizimet shkencore konsiderohet si superhënë, sepse Hëna e Plotë ndodh ndërsa Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën, (e njohur si perigee) gjatë orbitës aktuale. Hëna ‘Sturgeon’ do të shfaqet brenda 90% të kësaj orbite, duke bërë të mundur një superhënë. Karakteristikë e superhënave është fakti që ato mund të duken më të mëdha dhe deri në 16% më të ndritshme në qiell se Hëna mesatare e Plotë. Superhëna e parë e vitit 2022 arriti të shihej më 14 Qershor. Hëna e plotë e luleshtrydhes, mahniti të gjithë ata që shijuan pamjen mbresëlënëse të saj.