Celebrities Gossip Showbiz

Ndahet nga jeta Patrick, vëllai i aktores së njohur Sharon Stone!

Fatkeqësisht së fundmi është ndarë nga jeta vëllai i aktores së famshme Sharon Stone, Patrick. Ai thuhet se ka vdekur të dielën herët në mëngjes në Pensilvani. Një përfaqësues i zyrës së mjekësisë ligjore tha se 57-vjeçari vdiq nga një arrest kardiak për shkak të sëmundjeve të zemrës. Është e paqartë nëse ai ishte shtruar në spital në momentin e vdekjes së tij.

Patrick duhet theksuar se dy vite më parë humbi djalin e tij, River. River ishte vetëm 11 muajsh kur u nda nga jeta në vitin 2021. Në atë kohë, Sharon njoftoi se organet e tij ishin dështuar. Lajmi për vdekjen e Patrick e ka konfirmuar edhe Sharon me një postim që ka shpërndarë në rrjete sociale. Ylli i “Basic Instinct” tha se:

Përshëndetje të gjithëve. Ky mesazh konfirmon që po, ne kemi humbur Patrick Joseph Stone pas një arresti kardiak ditën e djeshme. Po ai ishte babai i Riverit që e humbëm vitin e kaluar, që ishte vetëm 11 muajsh.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten, Tasha, djalin Hunter si dhe vajzën Kaylee. Rikujtojmë se në muajin nëntor Sharon Stone, la të tronditur ndjekësit e saj pasi bëri të ditur problemin e saj të fundit shëndetësor. Është një tumor që duhet hequr dhe ajo tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri atë të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë. 

Në një rrëfim të ri Stone ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga abortet që ka pësuar ndër vite. 64-vjeçarja, e cila është nënë e tre djemve të birësuar, këmbëngul se gratë supozohen të mendojnë se humbja e një fëmije është ‘diçka për t’u përballur vetëm dhe fshehurazi, një lloj ndjesie dështimi’. Ylli i “Basic Instinct” shtoi se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.