Film & Tv

Ndërpritet seriali “The Idol” me protagonistë këngëtarin The Weeknd dhe aktoren Lily-Rose Depp!

Seriali “The Idol”, me protagonistë këngëtarin The Weeknd dhe aktoren Lily-Rose Depp, vajzën e Johnny Depp, do të përfundojë një javë më herët, pas polemikave të shumta mbi përmbajtjen e tij të tepruar. Ka pasur shumë kritika për këtë serial, madje është përshkruar edhe si një “porno torturë”, për shkak të përmbajtjes eksplicite të tij.

Pritej që seriali të kishte 6 seri, por The Weeknd konfirmoi në rrjetet sociale që seria e pestë do të jetë edhe e fundit. Ende nuk ka shpjegim zyrtar pse ky serial u vendos që të ndërpritej. Seriali është ndërtuar mbi personazhin që përfaqëson Lily-Rose Depp. Ajo është Jocelyn, një këngëtare që pëson një krizë nervore në turneun e saj të fundit.

Më pas ajo takohet me drejtuesin e një klubit nate misterioze Tedros (The Weeknd) për të provuar të kthejë karrierën e saj në rrugën e duhur. Në serial luajnë gjithashtu Dan Levy, Jane Adams, Rachel Sennott, DaVine Joy Randolph, Hank Azaria, Elizabeth Berkley dhe Anne Heche.

Në mars, Rolling Stone publikoi raportin mbi prodhimin e “The Idol”, duke intervistuar 13 burime të paidentifikuara që pretendojnë se seriali kishte dalë “në mënyrë të egër, të neveritshme nga binarët”. Në prill të vitit 2022, regjisorja Amy Seimetz u largua nga produksioni pavarësisht se kishte përfunduar tashmë pjesën më të madhe të serialit me gjashtë episode. Në atë kohë, shfaqja duhej të debutonte në fund të vitit 2022. Por Levinson mori përsipër produksionin pas largimit të regjisores së parë dhe sipas Rolling Stone, ai vendosi të rishkruajë dhe rixhiruar serialin, duke shkaktuar një vonesë.