Health & Beauty Lifestyle

Ndikimi i jogës tek gratë që kanë probleme me infertilitetin!

Për të mbetur më lehtë shtatzënë, disa ekspertë shpjegojnë se joga mund të jetë përgjigjja. Joga është krijuar 5,000 vite më parë në Indi dhe përfshinë disa lloje siç janë Hartha, Vinyasa dhe Ashtanga, ndërkaq kohëve të fundit është përfolur si një nga mënyrat natyrale të shërimit për gratë që kanë probleme me fekondimin.

Në përgjithësi kur praktikojmë joga, na ndihmon të hyjmë në sistemin nervor parasimatetik, çka na ndihmon në pushim dhe tretje, jo vetëm në ushqim dhe gjithashtu përmirësimin e sistemit imunitar, disponim dhe na ndihmon që të flemë më mirë. Claire është themeluese e klasave të jogave për gratë shtatzëna dhe ajo shpjegon se joga ndihmon në problemet me fertilitetin. Ekspertja nuk rekomandon të praktikohet joga e llojit Bikram, e cila bëhet në dhoma të nxehta deri në 40 gradë celsius.

Një tjetër opsion janë klasat e meditimit dhe banjat gong.

Unë do të shmangia jogat në temperatura të nxehta, por i inkurajoj gratë që të merren me diçka më relaksuese siç është yin ose yoagat tonike, si dhe klasat e meditimit.

Banjat gang janë edhe më relaksuese dhe shërojnë trupin në nivele më të thella. Janë disa pozita të caktuara që thuhet se shtyjnë në rritje të infertilitetit. Joga gjithashtu zvogëlon problemet në shëndetin mental siç është ankthi, i cili ka shumë efekte anësore në trupin tuaj.

Të bërit joga mund të kenë përfitime të ndryshme në mendje dhe trup që mund të ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë me lehtë. Trupi është shumë kompleks dhe kur trupi juaj është në ambient stresues mund të provojë në mënyrë natyrale të parandalojë shtatzëninë. Ky është një mekanizëm i mbijetesës.

Joga ju mëson se si të merrni frymë thellë. Frymëmarrja është shumë e rëndësishme për të mbajtur trupin në hemostaza ose balancë dhe ju siguron të merrni sasinë e mjaftueshme të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjakun tuaj. Por gjithashtu, frymëmarrja e thellë ndihmon në relaksim dhe kur trupi është i relaksuar, është më shumë e mundshme të ju ofrojë një mjedis të përshtatshëm për rritjen e një fëmije.