Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.
Lufta për klikime dhe ndjekës është zhvilluar shumë sa mund të quhet dhe si një “problem” në ditët e sotme. Duket se kjo gjë ka arritur edhe mes dy vëllezërve Veshaj dhe Romeo ka vendosur ta tregojë shumë haptazi këtë. Në një postim në Instastory, ai tregon se tashmë ndjekësit e Donaldit i kanë kaluar atij dhe ai duhet të ndihet ‘i kërcënuar’ për këtë.
Këtë ‘debat’ binjakët e kanë kaluar në një formë shakaje duke ironizuar dhe zënkat mes reperëve.
Dy djemtë njihen shumë edhe për padiskutim marrëdhënien e përkryer që kanë me njëri- tjetrin. Por, padyshim humori te ta është ajo që ndjekësit pëlqejnë më shumë.
Romeo dhe Donaldi e nisën karrierën e tyre si aktorë por duket se gjatë rrugës po i shijon shumë të qenit moderatorë dhe këngëtarë njëkohësisht. Së fundmi kanë publikuar këngën “Piccaso” në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe po ashtu kanë treguar se kanë gati edhe projektet e reja.