Ylli i “Wednesday” Jenna Ortega ka postuar së fundmi një video në Twitter duke ngrënë një kivi me lëkurë dhe sigurisht që ka ngjallur reagime tek ndjekësit e saj të cilët komentojnë të habitur se si aktorja e shijon duke e ngrënë me lëkurë.
https://twitter.com/rocklandtehe/status/1706421280512033038?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706421280512033038%7Ctwgr%5Effaf1c423d3b53a0edde5002195560eadb7f6853%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frevistawho.com%2Fwednesday-e-ha-kivin-me-lekure-dhe-i-habiti-te-gjithe%2F
Sipas disa studiuesve, lëkura e kivit është e sigurt për t’u konsumuar dhe përmban shumë vitamina, lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Lëkura e kivit është tërësisht e ngrënshme dhe nuk përmban kimikate toksike. Lëkurat e kivit përmbajnë një përqendrim të lartë të lëndëve ushqyese, veçanërisht fibra, folate dhe vitaminë E. Fibra ushqen bakteret e mira që jetojnë në zorrën tuaj. Dietat me fibra të larta janë të lidhura me rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe diabetit.