Auto & Moto Bota

Në çdo 60 km një stacioni kërkimi, BE miraton rregullat për makinat elektrike!

Brenda 10 vitesh rrjeti rrugor që lidh vendet e BE do të jetë pajisur me sistem furnizimi për makinat me energji elektrike. Rritja e numrit të makinave elektrike dhe ulja e numrit të makinave me naftë dhe benzinë kanë detyruar komisionin Europian të hartojë plane afatgjata për mjetet pa ndotje. Sipas projektit të BE, në shtetet anëtare duhet të ketë në çdo 60 kilometra një stacioni kërkimi për makinat me energji elektrike.

Kjo rregullore do të zbatohet në vendet e unionit që nga viti 2026. Vendosja e pikave të kërkimit do të jetë e detyrueshme në akset kombëtare të shteteve dhe që janë pjesë e korridoreve rrugore që bëjnë lidhjen mes vendeve anëtare të unionit. Për mjetet e rënda, kamionë dhe autobusë pikat e karikimit të baterive të makinave do të jenë në një distancë prej 120 kilometrash nga njëra-tjetra.

Për shkak të uljes së nivelit të ndotjes, vendet e BE pritet të krijojnë lehtësia dhe për makinat me hidrogjen, të cilat janë më pak të përdorura. Për këto mjetet, pikat e furnizimit në rrugët kombëtare të vendeve të BE do të jenë në një distancë 200 kilometra nga njëra-tjetra, brenda vitit 2031.

Synimi është që brenda 10 viteve, 27 vendet e unionit të kenë ulur ndjeshëm përdorimin e makinave me benzinë dhe naftë. Dokumenti i Bashkimit Europian lë të hapur mundësinë që çdo vend anëtar të ketë një plan kombëtar për furnizimin e mjeteve që nuk ndotin ambientin dhe kanë më pak kosto në mjedis.

Rikujtojmë, se Organizata J.D.Power, ka publikuar një studim të ri që thotë se ndërsa 68% e pronarëve të makinave elektrike përdorin një karikues të nivelit 2 të instaluar në shtëpi, kënaqësia e tyre e përgjithshme me përvojën e karikimit në shtëpi ka rënë nga viti në vit. Këto gjetje vijnë nga Studimi i Përvojës së Karikimit të Makinave Elektrike në Shtëpi (EVX) 2023, i cili vlerëson kënaqësinë e pronarit me karikuesit L2 në SHBA.