Lifestyle

Në këtë moshë mund të arrini kulmin e vetëbesimit!

Në kulturën e sotme të fiksuar pas të qenit i ri përgjithmonë, plakja shpesh shihet si diçka për t’u frikësuar. Por një studim i ri thotë se të paktën një gjë përmirësohet me moshën dhe kjo është vetëbesimi. Në moshën 60 vjeç arrihet kulmi i vetëbesimit, sipas një artikulli të botuar së fundmi në revistën ‘Psychological Bulletin’ dhe ato ndjenja pozitive mund të qëndrojnë në kulmin e tyre për një dekadë të tërë.

Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç. Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve. Fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja. Gjatë adoleshencës, niveli i vetëbesimit nuk ndryshon.

Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm. Kjo lidhet me faktin që shumica e njerëzve mund të kenë humbur partnerin/en apo rolet e tyre sociale. Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë edhe depresion, apo çrregullime të tjera që dëmtojnë mirëqënien.

Sigurisht një ndjesi e tillë nuk është gjithmonë në të njëjtin nivel, pasi varet nga ngjarjet që ndodhin në jetën tonë. Suksesi në punë, në jetën personale, eksperiencat stresuese dhe gjithçka tjetër ndikojnë në sigurinë tek vetja, prandaj moshat e lartpërmendura nuk vlejnë njësoj për këdo. Studimet tregojnë se t’u tregosh të tjerëve se i dëgjon jo vetëm që do t’ju sjellë shumë miq, por edhe një promovim në punë.

Psikologët thonë se njerëzit që pëlqehen nga të tjerët kanë më shumë gjasa të kenë një karrierë të suksesshme dhe kjo nuk është rastësi. Miqësia së bashku me vetëbesimin na bëjnë më tërheqës, gjë që nga ana tjetër i bën të tjerët të tërhiqen drejt nesh. Është e rëndësishme të lini një përshtypje të mirë te njerëzit, kështu që ne kemi mbledhur 8 këshilla për t’ju bërë të dukeni në sy të të tjerëve më të dashur dhe më me vetëbesim.