Lifestyle

Disa këshilla të vlefshme në doni të dukeni të dashur dhe me vetëbesim në sytë e të tjerëve!

Studimet tregojnë se t’u tregosh të tjerëve se i dëgjon jo vetëm që do t’ju sjellë shumë miq, por edhe një promovim në punë. Psikologët thonë se njerëzit që pëlqehen nga të tjerët kanë më shumë gjasa të kenë një karrierë të suksesshme dhe kjo nuk është rastësi. Miqësia së bashku me vetëbesimin na bëjnë më tërheqës, gjë që nga ana tjetër i bën të tjerët të tërhiqen drejt nesh. Është e rëndësishme të lini një përshtypje të mirë te njerëzit, kështu që ne kemi mbledhur 8 këshilla për t’ju bërë të dukeni në sy të të tjerëve më të dashur dhe më me vetëbesim.

1. Kur ju ofrojnë kafe ose çaj, këkoni ujë.

Para fillimit të një interviste pune, me siguri do t’ju ofrohet kafe ose çaj. Edhe nëse do jua kishte qejfi një kafe, mbani mend që jeni në një intervistë pune, jo në një kafene. Dikush do të duhet të shkojë në kuzhinë për porosinë tuaj dhe pritja për këtë pije të nxehtë do të zgjaste pak dhe do t’ju vendoste në një heshtje të sikletshme. Në vend të kësaj, kërkoni një gotë ujë. Jo vetëm që do t’ju freskojë, por nuk do t’i shqetësoni njerëzit, gjë që le gjithmonë një përshtypje të mirë.

2. Tundni kokën ndërsa njerëzit flasin me ju.

Të tundësh kokën ndërsa njerëzit flasin është një zakon i mirë pasi u tregon atyre se jeni të përfshirë në një bisedë. Kur tundni kokën në shenjë dakordësie, bashkëbiseduesi juaj do ta dijë që po i kushtoni vëmendje asaj që po ju thotë. Megjithatë, kini kujdes të mos e teproni: tundja e tepërt me kokë tregon një person të pasigurt që përpiqet të pajtohet me gjithçka.

3. Kërkoni mendimin e njerëzve.

Shumica prej nesh hezitojnë të pyesin njerëzit për mendimin ose këshillën e tyre për shkak të frikës se mos i shqetësojmë. Ajo që harrojmë është se njerëzve u pëlqen të ndihen të vlerësuar. Duke kërkuar këshilla, do t’u tregoni se e vlerësoni mendimin e tyre.

4. Në vend që t’u thuash njerëzve se ka mbetur pak ushqim për ta, thuaju se ke bërë pak ushqime ekstra.

Fjalët që zgjedhim janë pjesë e mënyrës se si të tjerët na perceptojnë dhe se si ndihen rreth nesh. Nëse po u ofroni miqve tuaj diçka që keni gatuar më parë, mos u tregoni atyre se mund të provojnë ushqimet që kanë mbetur. Do t’i bëjë ata të ndihen sikur thjesht po kërkoni një mënyrë për të hequr qafe ushqimin e mbetur, që mos ta hidhni atë. Përkundrazi, duke thënë se keni bërë ushqim ekstra për këtë person do të tingëllonte shumë më mirë, si dhe do të linte një përshtypje për ju si një person i kujdesshëm.

5. Zbuloni të metat tuaja.

Askush nuk është i përsosur, kështu që nuk ka kuptim të pretendosh të jesh i tillë. Neglizhimi i të metave është një tipar i njerëzve të pasigurt. Prandaj, nëse nuk doni të dukeni të pasigurt për veten tuaj, mos kini frikë të bëni gabime. Njerëzit që zbulojnë papërsosmëritë e tyre shihen si më të ndershëm, gjë që është një shenjë e besimit të lartë. Përveç kësaj, të tjerët do t’ju shohin më të pëlqyeshëm dhe tërheqës pasi do të jenë në gjendje të lidhen me ju në vend që t’ju shohin si një kërcënim.

6. Kur sillni një pjatë për një grup njerëzish, vendosni listën e përbërësve në një vend të dukshëm.

Në një moment të jetës suaj, ju ndoshta do të merrni pjesë në një festë ose një event ku të gjithë duhet të sjellin diçka për të ngrënë. Nëse nuk jeni të informuar mirë për njerëzit e tjerë të pranishëm, shkruani një listë të përbërësve në një letër dhe vendoseni në një vend të dukshëm. Në këtë mënyrë, njerëzit me alergji, ndjeshmëri ushqimore ose kufizime dietike do të dinë se çfarë po hanë pa pasur nevojë të shqetësohen nëse vakti përmban diçka që nuk duhet të hanë.

7. Mos u sill si dikush që i di të gjitha.

Të flasësh me njerëz që sillen sikur dinë gjithçka mund të jetë mjaft frustruese. Ju ndoshta mendoni se të silleni si një njeri që i di të gjitha do t’i bëjë njerëzit të mahniten nga mençuria juaj, por në realitet kjo vetëm do t’i bëjë ata të rrotullojnë sytë. Dëshira për të demonstruar gjithçka që dini tregon se po përpiqeni të fshihni pasiguritë tuaja. Më e rëndësishmja, ata që kanë të gjitha përgjigjet zakonisht perceptohen si manipulues dhe kërcënues, gjë që nuk mund të jetë tërheqëse.

8. Kur njerëzit ju thonë se u pëlqen diçka, shënojeni diku që t’ia blini më vonë si dhuratë.

Blerja e dhuratave mund të jetë një përvojë stresuese për shumë prej nesh, pasi shpesh na mungojnë idetë origjinale për dhuratat. Megjithatë, dëgjimi i dëshirave që ka personi në fjalë do ta lehtësonte këtë gjë. Sekreti i të qenit një dhuratëdhënës i mirë është t’u kushtoni vëmendje njerëzve përreth jush. Kur një person që ju intereson përmend diçka që i pëlqen ose ka nevojë, shkruajeni atë dhe herën tjetër që do t’i blini një dhuratë, do të dini saktësisht se çfarë të kërkoni.