Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Në një intervistë si asnjëherë më parë, Luar flet për hapat e para në muzikë, projektet e së ardhmes dhe jetën e saj personale!

Luar është një nga artistet më të dashura shqiptare. Shumë e talentuar dhe me këngë që sot janë hit-e muzikore, Luar ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në një intervistë speciale si asnjëherë më parë për të folur për muzikën dhe jo vetëm. E pyetur për hapat e para në karrierën muzikore, Luar shpjegoi si nisi e gjitha deri te bashkëpunimi me Flori Mumajesi “Gjithmonë”.

Flori ka bërë këngën e parë për mua në një festival fëmijësh. Ai donte të bënim diçka më vonë dhe në moshën 16-vjeçare shkova në studion e tij.

Por pse zgjodhi këngëtarja të largohej nga Shqipëria në një kohë kur karriera e saj ishte në majë?! Përgjigjen na e jep vetë artistja në TAR.

Bëra edhe këngën “Udhëtim” e cila dhe ajo shkoi mirë. Por e vendosa brenda ditës të shkoj të bëj shkollën jashtë.

Ndërkohë, së fundmi Luar Arani ka publikuar këngën e saj me Mixey “Ami”. Pas një realizimi të mrekullueshëm live në studio e Top Albania Radio-s të këngës më të re të saj, artistja foli edhe mbi projektet që ka në plan.

Po punoj për duete të tjera, singles të tjera. Kam shumë dëshirë të vazhdoj të prodhoj.

Luar nuk la asgjë pa përmendur gjatë intervistës së veçantë, teksa veç muzikës ajo tregoi edhe më shumë rreth punës së saj në Gjermani e cila zbuloi se është shumë larg artit dhe punon si menaxhere projektesh. Po lidhur me jetën personale?! Luar tha që është single (ose jo)…