Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ka ‘Met Gala’ ka edhe debate, gazetari i njohur Piers Morgan i quan Kim Kardashian, Emily Ratajkowski dhe Margot Robbie hipokrite të sëmura!

Për javë të tëra, njerëzit kanë debatuar se si do të interpretohej tema e Met Gala e këtij viti nga të ftuarit, duke pasur parasysh fokusin e saj vetëm në punën e Karl Lagerfeld. Instituti i Kostumeve nuk ka bërë një retrospektivë për një stilist të veçantë që nga Rei Kawakubo në 2017, por karriera e Lagerfeld, e cila përfshin dekada në shumë shtëpi mode si Chanel, Fendi dhe Chloé, siguroi shumë materiale për të punuar.

Kishte shumë arkiva nga Chanel, si fustani i nusërisë me kapuç i vitit 1988 i veshur fillimisht nga Ines de la Fressange, të cilin mikja e ngushtë e Lagerfeld dhe bashkë-prezantuesja e gala-s, Penélope Cruz, zgjodhi për mbrëmjen. Ndërkaq, së fundmi gazetari i njohur Piers Morgan ka kritikuar disa yje televizive si Kim Kardashian, Emily Ratajkowski dhe Margot Robbie, për pjesëmarrjen këtë vit në Met Gala, që u zhvillua si homazh për stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld.

Piers beson se ato e treguan vete hipokrite të sëmura për pjesëmarrjen në këtë event për shkak të asaj që Karl përfaqësonte. Ai pretendon se Lagerfeld e kritikoi drejtpërdrejt Kim Kardashian, madje e fajësoi atë për një grabitje të dhunshme në Paris në vitin 2016.

Në një artikull për ‘New York Post’, Piers kujtoi se si Lagerfeld ishte i lidhur me disa polemika gjatë viteve, nga racizmi deri tek kundër martesave homoseksuale. Piers sulmoi gjithashtu supermodelen Emily Ratajkowski, e cila ka qenë e zëshme për lëvizjen #MeToo. Megjithatë, Piers vuri në dukje se Lagerfeld e kishte kritikuar lëvizjen dhe një herë tha se askush nuk dëshiron të shohë gra me forma.