Celebrities Gossip Showbiz

Nga arsyeja përse nuk bashkëpunon me Besin deri tek kënga me Klajdi Harunin, Xhensila i tregon të gjitha!

Xhensila Myrtezaj u rikthye pas një pauze që nga kënga me Ardian Bujupin “Panorama” me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Lumi B.

E ftuar së fundmi në një intervistë për të treguar detaje rreth jetës së saj private dhe profesionale, Xhensila ka pranuar fjalët që po qarkullojnë se do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Klajdi Haruni.

Mezi po e pres, është një nga këngët që e kam dashur më së shumti. Ka gati një vit që është bërë si projekt, por po presim kohën e duhur që ta lancojmë dhe besoj se shumë shpejt.

Publiku gjithashtu është kureshtar të dijë se kur do të sjellë këngëtarja bukuroshe një këngë me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Bes Kallaku, teksa përgjigja e saj nuk kishte si të mos ishte ‘funny’.

Kur të bëhem aq serioze sa Besi.

Kënga e fundit e Xhensilës titullohet “Prit pak” dhe është në bashkëpunim me reperin Lumi B. Edhe pse fillimisht, u akuzua se klipi ishte i frymëzuar nga Rihanna “Wild Thoughts”, duket të jetë pëlqyer, pasi ka afro 8 milion klikime.

“Prit pak”,  gjithashtu renditet në vendin e 20 në “The Top List”, por nëse është kënga juaj e preferuar e këtij sezoni veror mund ta rendisni të parën, duke votuar në link-un e mëposhtëm.

10/07/2021