Celebrities Gossip Showbiz

Nga Brad Pitt tek Pete Davidson, Emily Ratajkowski në një romancë të re me komedianin?!

Thuhet se komediani i njohur Pete Davidson ka nisur një romancë me supermodelen e njohur Emily Ratajkowski. 28-vjeçari dhe dhe 31-vjeçarja thuhet se janë duke u takuar dhe e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Një burim i afërt me dyshen zbuloi se ata kanë folur prej disa muajsh pasi u takuan nga disa miq të përbashkët.

Burimi më tej zbuloi se Pete pas një romancë të stuhishme me Kim Kardashian e pëlqen shumë inteligjencën që e karakterizon modelen. Burimi vijoi duke thënë se:

Ata të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë të kapur nga duart në një takim në Brooklyn. Kujtojmë që Ratajkowski ka disa muaj që është divorcuar nga Bear-McClard. Menjëherë pas paraqitjes zyrtare të kërkesës për divorc në shtator, bukuroshja filloi të shoqërohej me yllin hollivudian Brad Pitt. Në një intervistë të bërë së fundmi, modelja u shpreh se është e zemëruar, por beson se do të jetë ‘mirë’ pas ndarjes nga Bear-McClard.

Ndërkohë, Davidson ka një histori të gjatë të takimeve me emra të njohur siç ishte edhe romanca e tij e bujshme me yllin televiziv Kim Kardashian. Për ndarjen e tyre u tha se:

Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.

Davidson më parë ka qenë në një lidhje me Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber dhe Phoebe Dynevor.