Celebrities Gossip Showbiz

Nga emrat e finalistëve deri tek konkurrenti më i dobët në “Dancing With The Stars” Sara Hoxha i zbulon të gjitha!

Sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë influencer, Sara Hoxha. Së fundmi ajo ka filluar të njihet edhe si Sara e ‘Dancing’ pasi kërcen dhe konkurron për të fituar çmimin e madh. Partnerja e këngëtarit, Ledri Vula ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë dhe ka dhënë mendimin e saj për finalistët dhe konkurrentët e dobët.

Si e prite si ftesë?

Isha shumë e pasigurtë a ta pranoja apo jo, për këto problemet që po më shfaqen tani gjatë kësaj eksperience. Problemet me kamerën por mendoj që kur të dal nga këtu edhe nga “Dancing With The Stars” do të jem shumë e rrahur me këtë gjë dhe do të jem më gati për jetën televizive.

Me kë u këshillua Sara për të marrë pjesë në “Dancing With The Stars”?

Me të gjithë, duke filluar nga Ledri, prindërit e tij, prindërit e mi, kushërinjt. Të gjithë ishin dakord. Mami ishte në mëdyshje jo se nuk kishte besim tek unë por që do rrija larg gocës.

A është problem kjo gjë për Poem-in e vogël?

Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu.

Fakti që ka arritur deri në mbrëmjen e dhjetë të “Dancing With The Stars” a ka qenë edhe një ndihmë nga Ledri?

Po, as që diskutohet. Patjetër sepse të gjithë njerëzit që e duan Ledrin detyrimisht më duan edhe mua. Më votojnë mua për Ledrin. Është normale kjo gjë.

Më pas Sara ka treguar edhe për emocionet e saj në spektakël.

E përjetoj pak edhe atë momentin, ndonjëherë kam edhe momente që them “O zot të mbaroj sa më shpejt” por që mendoj që më është përmirësuar shumë nga dita e parë.

Kush mendon se do të jetë në finalen e “Dancing With The Stars”?

Mendoj që do të jetë Elhaida dhe Arditi.

A mendon se do të jetë edhe vetëm finaliste?

Po, patjetër edhe unë do të jem në finale. Mund të jetë Megi, Isli, Salsano ose Julka nuk e di.

Cili është çifti më i dobët sipas teje në “Dancing With The Stars”?

Mbase Islin nuk e shoh shumë në finale por nuk e di se çfarë do bëjë ai edhe këto dy, tre javë që kanë ngelur.

Kë mban me hatër juria?

Unë ndonjëherë mendoj që Kledi mban me hatër Elhaidën.