Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nga fillimet e karrierës e deri te njohja me partneren, Gena tregon gjithçka në TAR!

Gena është një artist shumë i njohur dhe prej vitesh vazhdon të mbetet i pëlqyer për të gjithë grupmoshat edhe pas kaq shumë viteve karrierë dhe shumë aktiv me koncerte, duke mos lënë gjithashtu pas dore dhe lansimin e projekteve muzikore.

Por, si ka nisur karriera e Genës si këngëtar?

Nga fëmijëria ime, ne e kemi në gen. Unë bëra liceun për pikturë, njëkohësisht fillova në vitin e dytë muzikën. Fillova si baterist dhe për një kohë të gjatë fillova në këto mbrëmjet që atëhere ka qenë e ndaluar të këndohej. Atëhere kam qenë 16-17 vjeç. Vazhdova 11 vite si baterist dhe këngëtar, pastaj iki në Greqi, shkoja shumë herë sepse familja ime ka jetuar atje. Rrija pak pastaj kthehesha, e ndjeja veten më mirë në Korçë. I pari që më solli në Tiranë është Gjergj Luca. Për 3 vite vija në Korçë, pastaj kthehesha në Tiranë dhe anasjelltas. Pastaj vendos të vij në Tiranë.

Gena gjithashtu është prej 14 vitesh tanimë në një lidhje me bashkëshorten e tij dhe artisti na tregon se si është njohur me të.

Me Lorin jemi njohur në një nga ‘club-et’ e asaj kohe. Kishte ardhur për të marrë një vizë për në Greqi. Edhe shyqyr që më gjeti mua që e mori vizën. Llotaria e saj isha unë. Mos gaboj kemi 14 vjet bashkë.

Ndërkohë, Gena sapo ka lansuar bashkëpunimin me Genc Prelvukajn dhe na tregoi se si i lindi ideja për këtë duet.

E kisha bërë si këngë dhe mendova se duhet të ishte një reper. Mendova që do i rrinte shumë mirë Gencit. Në momentin që ai e testoi në studio i shkonte shumë. Vera kërkon fjalë të tilla për ta bërë më ekzotike.