Celebrities Gossip Showbiz

“Nga një i burgosur…”, Yll Limani zbulon më shumë për këngën e tij “Mos Prit”!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi Ylli ka publikuar albumin e ti më të ri, i cili titullohet “Tjetër” dhe duket se është pëlqyer shumë nga publiku. Vetë pak më parë me anë të një postimi në story, Ylli ka treguar më shumë për një nga këngët e albumit, e cila titullohet “Mos Prit” dhe ka treguar se kjo është letër nga një i burgosur për të dashurën e tij jashtë.

Së fundmi në Prishtinë ishte organizuar një performancë nga Ylli në një prej clubeve të  vendit me rastin e festave të flamurit. Një event, i cili u anulua për shkak të një alarmi të rremë për lëndë eksplozive në club e këtë na e ka treguar vetë Ylli me një postim në Instastory, ku ka zbuluar arsyen dhe duke kërkuar falje të gjithë personave që mezi po e prisnin dhe që kishin rezervuar dhe çdo gjë u anulua pasi alarmi i rremë detyroi stafin të nxirrte jashtë të gjithë pjesëmarrësit.